Site icon Telegrafi

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Sipas gazetës gjermane të lajmeve Bild, Arsenali po shikon anësorin e Bayern Munichut, Leroy Sane, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

29-vjeçari kaloi disa vite në Manchester City ku Mikel Arteta ishte ndihmës trajner i Pep Guardiolës.

Tani, trajneri i Arsenalit është i interesuar për Sane, pasi Topçinjtë po kërkojnë të forcojnë linjën e tyre sulmuese.

Lojtari ka pasur bisedime me Artetan dhe thuhet se ka sinjale pozitive për rikthimin e tij në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Leroy Sane afër rikthimit në Ligën Premier

Në anën tjetër, Bayern Munichu nuk është i interesuar ta mbajë Sanen në skuadër për shkak të pagës së tij të lartë.

Arteta kërkon transferimin e gjermanit, pasi është në lojtar me shumë përvojë dhe mund të vendos fatin e një ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version