Arta Nitaj vazhdon të jetë një ndër emrat më të komentuar në media rozë.
Që nga pjesëmarrja e saj si aktore në serialin vendor “O sa mirë”, bukuroshja tërhoqi vëmendje dhe ajo këtë e ka shfrytëzuar për të rritur dhe më shumë famën e saj.
Tashmë me mbi 300 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, 26-vjeçarja sjell vazhdimit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Edhe së fundmi, Arta ka publikuar disa fotografi në të cilat dukej në formë të mahnitshme dhe me shumë stil.
Modelja shihet e veshur me një këmishë transparente me ngjyrë të bardhë që e përshtati me xhinse dhe çantë të madhe nga “Givenchy”.
Me një makijazh të theksuar dhe flokët e valëzuara që i tërhoqi në një topuz të vogël me pjesën e poshtme lëshuar sipër supeve, Arta dukej tërë shkëlqim.
Natyrisht, nuk munguan mijëra pëlqim dhe komente të shumta të miqve dhe admiruesve të saj që ishin kryesisht pozitive.
Ndryshe, kujtojmë Arta së fundmi është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance With Me”. /Telegrafi/