Site icon Telegrafi

Arta Haziri-Nuhiu përfaqëson Kosovën në Festivalin WAF Awards në Maqedoni

Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, drejtoreshë e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, ishte pjesë e jurisë në Festivalin Internacional WAF Awards & WAF Contest, i cili u mbajt në Maqedoni.

Ky eveniment prestigjioz mblodhi drejtues të festivaleve ndërkombëtare dhe profesionistë të industrisë muzikore nga mbarë bota.

Në fjalën e saj, Haziri-Nuhiu theksoi rëndësinë e këtij festivali për promovimin e talentit dhe krijimtarisë artistike. Ajo vlerësoi pjesëmarrjen si një mundësi të shkëlqyer për të nxjerrë në pah arritjet e artistëve nga Kosova dhe Shqipëria.

“Jam jashtëzakonisht krenare për sukseset që talentët tanë kanë arritur në këtë kompeticion ndërkombëtar. Ky është vetëm fillimi i një viti të mrekullueshëm për artin dhe krijimtarinë muzikore,” u shpreh Haziri-Nuhiu.

Për të, përfaqësimi i Kosovës në një ngjarje të këtij niveli është një privilegj dhe përgjegjësi. “Besoj fuqimisht se pasioni dhe përkushtimi do të vazhdojnë të na sjellin suksese në arenën ndërkombëtare,” theksoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version