Arta Bajrami ka kujtuar një prej datave më të rëndësishme në jetën e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Këngëtarja sot (e hënë) po feston tetëvjetorin e martesës, përderisa tashmë ka krijuar familjen e saj.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në InstaStory një fotografi, ku kujton ditën kur lidhi kurorë me bashkëshortin Xhemajl Sekiraqa, shkruan Prive.
Arta është nënë e dy fëmijë, ndërsa është në pritje të fëmijës së tretë.