Site icon Telegrafi

Arsyet pse nuk duhet vjedhur një makinë Tesla, hajni çek u turpërua keq kur e zunë papritmas

Veturat e vjedhura, zakonisht dërgohen në zona më të largëta, por kjo nuk ndihmon në humbjen e gjurmëve nëse vidhet edhe një makinë Tesla

Makinat Tesla janë ndër më të sigurtat, sa i përket mundësisë së vjedhjes, sepse kanë teknologji të lartë që e pamundësojnë të hapet, por megjithatë kjo nuk i ndalon hajnat, transmeton Telegrafi.

Por edhe nëse vidhet, mund të gjendet me lehtësi sikur të gjitha makinat moderne fal sistemit të avancuar GPS që tregon rrugën të cilën e ka ndjekur makina.

Të gjitha këto, i ka tejkaluar një hajn çek kur e vodhi një Tesla Model S, por u turpërua keq kur e zunë papritmas, pasi nuk e voziti më shumë se pesë kilometra nëpër Pragë të Çekisë.

Makinës iu shpenzua bateria dhe ai u detyrua të ndalonte për ta mbushur, por punonjësit e njihnin mirë makinën, por jo edhe shoferin e ri, derisa kishin të dhëna për pronarin që është para pagues në atë pikë mbushëse.

Kur ranë në kontakt me pronarin, ai u befasua se si ata po e dinë që Tesla e tij është te ata, ndërsa u njoftua policia, që dhjetë minuta më vonë e arrestoi hajnin. /Telegrafi/

Exit mobile version