Site icon Telegrafi

Arsyeja pse rekomandohet heqja e manikyrit para lindjes së fëmijës

(Foto: FamilyEducation)

Para se të niset për ta sjellë fëmijën në jetë, çdo grua shtatzënë është e informuar mirë për gjithçka që duhet bërë në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për prerje cezariane apo lindje natyrale, gjinekologët shpesh theksojnë se sa e rëndësishme është që një grua shtatzënë të heqë manikyrin para se ta lindë fëmijën.

Siç shkruan portali The Asian Parent, arsyeja është se gjatë lindjes mjekët monitorojnë shenjat vitale të gruas shtatzënë, si rrahjet e zemrës, presionin dhe sasinë e oksigjenit në gjak.

Lexo po ashtu Si të shpëtoni nga fryrja, kapsllëku dhe thartira gjatë shtatzënisë

Për këtë, një sensor vendoset në majë të gishtit tuaj, i cili mat nivelet e oksigjenit në gjak duke kaluar dritën e kuqe nëpër thonjtë tuaj. Kjo bëhet përmes një pajisjeje, e cila njihet si puls oksimetër, e cila ndihmon në monitorimin e oksigjenimit të hemoglobinës së pacientit.

(Foto: FirstCry Parenting)

Duhet përmendur se shtrati i thonjve është vendi më i mirë për të zbuluar cianozën për shkak të niveleve të ulëta të oksigjenit. Oksimetri funksionon duke ndriçuar dritën përmes thonjve të gishtit tuaj dhe duke matur se sa dritë përthithet. Sa më shumë të absorbohet drita, aq më i lartë është niveli i oksigjenit në gjakun tuaj.

Lexo po ashtu Kozmetika mund të shkaktojë lindje të parakohshme

Manikyri mund ta pengojë këtë monitorues të funksionojë në mënyrë efektive dhe mund të veprojë si një parandalues, duke ulur efektivitetin e tij. Kjo është arsyeja pse thonjtë akrilik dhe manikyri i çdo lloji kërkohet të hiqen para lindjes së fëmijës ose përpara çdo lloj operacioni. /Telegrafi/

Exit mobile version