Një stjuardesë ka zbuluar arsyen e fshehtë pse ekuipazhi i kabinës përshëndet pasagjerët kur hipin në Aeroplan – dhe kjo nuk është vetëm për shkak të mirësjelljes.
Rania, nga Austria është një stjuardesë që punon për linjën ajrore hungareze, Wizz Air.
Ajo potencoi se anëtarëve të ekuipazhit u kërkohet të përshëndesin secilin pasagjer, në mënyrë që ata të mund të vlerësojnë nëse pasagjerët janë në gjendje të mirë për të udhëtuar.
Nëse udhëtoni i sëmurë ose i dehur është një rrezik për shëndetin sepse mund të shkaktojë ndërprerje dhe të ndikojë në sigurinë e të gjithëve në bord.
“Stjuardesa ju përshendet jo vetëm nga mirësjellja, por për të kontrolluar nëse jeni shumë i dehur për të udhëtuar ose shumë i sëmurë”, thotë Rania.
“Gjithashtu, ne i përshëndesim për të parë se kush do të mund të na ndihmonte në raste emergjente”.
Anëtarët e ekuipazhit trajnohen për të kërkuar persona adekuatë të njohur si ABP.
ABP-të janë ata që në mënyrë ideale udhëtojnë vetëm, nuk kanë probleme me lëvizjen, mund të flasin anglisht (ose gjuhën lokale) dhe duken sikur janë mjaftueshëm të aftë për të hapur dyert e urgjencës. /Telegrafi/