Arsenalit i është ofruar shansi që ta transferojë Nabil Fekirin për vetëm 35 milionë euro nga Lyoni.
The Gunners janë duke tentuar që në këtë afat kalimtar ta transferojnë një anësor, derisa transferimi i Wilfried Zahas nga Crystal Palace po shkon drejt dështimit.
Rivali nga Liga Premier i ka bërë të ditur skuadrës londineze se ata duhet të paguajnë 86 milionë euro për t’i marrë shërbimet e ish-anëtarit të Manchester United.
Unai Emery ka refuzuar që të paguajë atë shumë, duke ditur se ka një buxhet tejet të kufizuar, kështu po planifikon që ta transferojë Fekirin.
Francezi ka kohë që po lidhet me një transferim në Angli, derisa Liverpooli ishte më afër shërbimeve të tij, pasi e kishte edhe për teste mjekësore.
Në garë për yllin Lyonit ishte edhe Chelsea, mirëpo vlera e tij në dy afatet e kaluar ishte 80 milionë euro, ndërsa tani ajo ka rënë në 35 milionë euro. /Telegrafi/