Arsenali shfaqi interesim për Ever Banegan gjatë dy afateve të fundit kalimtar, por Topçinjtë nuk janë dorëzuar.
Argjentinasi ka punuar me trajnerin e klubit anglez për disa vite në të kaluarën, së pari te Valencia, pastaj edhe te Sevilla.
Bardhëkuqët besohet si i kanë vendosur një klauzolë largimi në vlerë 20 milionë euro dhe si pas Daily Mail këtë shifër është i gatshëm të paguajë klubi londinez.
29-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesor të Sevillas, teksa fituan dy herë Ligën e Evropës. Më pas kur Emery u largua për t’iu bashkuar Paris Saint Germainit, ai kaloi te Interi.
Banega nuk arriti të ambientohet me futbollin italian dhe kështu u rikthye te klubi Andaluzian.
Raportohet se Emery e ka kontaktuar personalisht në telefon lojtarin për ta bindur, por detajet tjera priten të dalin në vazhdim.
Gjatë karrierës së tij lojtari është paraqitur në 65 ndeshje për Përfaqësuese e Argjentinës, ku ka arritur të shënojë gjashtë gola. /Telegrafi/