Site icon Telegrafi

Arsenali përgatit tri largime, dy mbrojtës dhe një mesfushor

Arsenali pritet të bëjë ende ndryshime, kësaj radhe duke larguar disa lojtarë.

Sipas Sky Sports se bëhet fjalë për dy mbrojtësit, Sokratis Papastathopoulos, Senad Kolasinac dhe mesfushorin Lucas Torreira.

Torreira raportohet se është shumë afër transferimit në Serie A te Torino në formë huazimi një vjeçar me të drejtë blerje për 25 milionë euro.

Derisa për Sokratisin ka shprehur interesim Napoli, ndërsa për Sead Kolasinacin raportohet se interesim kanë shprehur West Hami, por edhe Bayer Leverkuseni.

Arsenali e ka nisur mirë sezonin duke fituar ndaj Fulham me rezultat 3-0. /Telegrafi/

Exit mobile version