Site icon Telegrafi

Arsenali është optimist për transferimin e Willianit

Klubi londinez, Arsenali ka besim për nënshkrimin e sulmuesit anësor të rivalëve të urryer Chelseat, Willian.

Kontrata e Willianit me Chelsean do të skadojë më 26 korrik dhe bisedimet për një zgjatje kanë ngecur tash e sa kohë.

Shumë klube evropiane janë përfolur si destinacione të mundshme për brazilianin, ndërsa së fundmi i është shtuar edhe Arsenali.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët që u skadon kontrata në këtë verë: Nga Hart, deri te Cavani

Sipas mediumit ESPN Brasil, Topçinjtë janë ‘shumë optimistë’ për të kryer një marrëveshje për nënshkrimin e Willianit.

Willian ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Bluve pas rikthimit të futbollit në Ligën Premier pas pushimit disa mujor shkaku i coronavirusit.

Bisedimet për një zgjatje të kontratës kanë vazhduar për shumë muaj, por ato u prishën gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version