Arsenali njoftohet se do të ndjek nga afër këtë fundjavë dyshen e Sampdorias, Joachim Andersen dhe Dennis Praet.
Sipas gazetarit Nicolo Schira të Gazzetta dello Sport, Arsenali do të jetë vëzhgues i mprehtë kur Sampdoria do të presë Juventusin në Serie A të dielën.
Schira shton se klubi londinez janë ‘të interesuar’ në mbrojtës dhe mesfushor, ndërkohë që nuk është hera e parë që ata do të ndjekin dyshen e klubit italian.
Finalistët e Ligës së Evropës bënë biznes verën e kaluar me klubin Blucerchiatit, duke transferuar Lucas Torreiran dhe duan të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira për të bërë përsëri biznes.
Si rezultat, mund të ketë një derbi në veri të Londrës për nënshkrimin e Andersen, me Tottenham Hotspur që gjithashtu thuhet të jetë i interesuar.
Për mbrojtësin Andersen interesim ka shprehur edhe Interi në Serie A. /Telegrafi/