Arsenali vazhdon të mbetet i interesuar për të nënshkruar me një sulmues ‘big’, pasi reparti ofensivë mbetet një problem për ta.
Edhe në afatin kalimtar të verës londinezët kërkuan sulmues, por nuk arritën ta transferonin asnjë.
Alexandre Lacazette është nxjerr në shitje për tu larguar në janar, derisa suedezi Alexander Isak mbetet objektivi madhor i Arsenalit.
21-vjeçari bëri një edicion të madh vitin e kaluar në La Liga, derisa shkëlqeu edhe në evropian me Suedinë.
Edhe në edicionin e ri Isak ka filluar të shënoj e asistoj, derisa ka vazhduar kontratën me Real Sociedadin deri në verën e vitit 2026.
Gjithsesi lojtari ka një klauzolë largimi dhe Arsenali është gati ta paguajë atë për ta transferuar suedezin në Londër.
Mediat në Angli dhe Spanjë kanë shkruar se Arsenali pritet që në janar të paguaj klauzolën prej 77 milionë funteve për transferimin e sulmuesit në Emirates Stadium.
Isak shihet si sulmuesi ideal për ta forcuar repartin ofensivë dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit londinez të jenë të gatshëm të bëjnë një shpenzim të madh për ta marrë atë.
Vlen të përmendet se gjatë verës për talentin suedez interesim kishin shprehur edhe Liverpool e Chelsea, por ai kishte vendosur të qëndroj te Real Sociedad. /Telegrafi/