Barcelona dhe Arsenali janë gati të bëjnë një shkëmbim të madh gjatë afatit kalimtar veror.
Dy skuadrat e mëdha evropiane janë prej kohësh në negociata për shkëmbim të futbollistëve.
Topçinjtë duan transferimin e mesfushorit brazilian Philippe Coutinho që është i huazuar momentalisht te Bayern Munich.
Në anën tjetër kampionët e shumëfishtë të Spanjës, Barcelona kanë shprehur interesim për talentin francez Matteo Guendouzi.
Vlera e lojtarëve nuk është e njëjtë dhe Arsenali do të duhet të shtojë edhe disa milionë euro që ky shkëmbim të jetë i suksesshëm.
The Independent ka shkruar se Topçinjtë janë gati të ofrojnë francezin dhe 11 milionë euro për të marrë Philippe Coutinhon.
Marrëveshja mes dy skuadrave duket shumë afër dhe ajo pritet të zyrtarizohet sapo Coutinho të mbyll ndeshjet e Ligës së Kampionëve me Bayernin.
Për brazilianin do të ishte një rikthim në Ligën Premier, kampionat ku pati shkëlqimin më të madh si futbollist i Liverpoolit. /Telegrafi/