Arsenali po konsideron mundësinë që të rivalizojë Liverpoolin për shërbimet e portierit të Feyenoordit, Justin Bijlow, teksa po synojnë që të gjejnë një zëvendësues të Aaron Ramsdale.
Pasi humbi vendin e tij në formacionin startues në favor të David Raya i cili është në huazim nga Brentfordi por që pritet të bëhet përfundimisht lojtar i ‘Topçinjve’, Ramsdale do të konsiderojë opsionet e tij këtë verë dhe së fundmi ishte lidhur me Newcastle United.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është i etur që t’i ketë dy portierë të nivelit të lartë në skuadër, andaj The Telegraph ka raportuar se portieri i Feyenoordit, Bijlow, është futur në radarin e tyre.
Biljlow ka luajtur në akademinë e Feyenoordit para se të bëjë kalimin në ekipin e parë aty ku pati 93 paraqitje nën urdhrat e Arne Slot, i cili së fundmi mori drejtimin e Liverpoolit.
De Telegraaf të cilët zbuluan të parët interesimin e Arsenalit, kanë sugjeruar se Bijlow mund të ndjekë rrugën e Slotit për në ‘Anfield’.
Liverpooli thuhet se e kanë përcjellur 26-vjeçarin madje edhe para se të kishin një interesim për Slot, duke qenë në dijeni se mund se do të kenë nevojë për një portier rezervë në rast se Caoimhin Kelleher vendos të largohet nga klubi.
Një çmim specifik për kartonin e Bijlow nuk është përmendur, por gazeta holandeze citon se mund të jetë diku rreth 21 milionë euro, duke marrë parasysh se kaq para i kërkuan Manchester Unitedit verën e kaluar./Telegrafi/