Barcelona ka nevojë që të vazhdojë të rrisë fondet në rast se duan të bëjnë transferime në verë dhe një lojtar i cili ka mundësi të shitet është Frenkie De Jong, kontrata e të cilit ka shkaktuar dramë në Kataloni gjatë viteve të fundit.
Më herët këtë sezon, dukej e paevitueshme se De Jong do të largohej nga Barcelona në verë. Megjithatë, në javët e fundit situata ka ndryshuar dhe tashmë ai po konsiderohet si titullar i rregullt nga Hansi Flick.
Momentalisht nuk ka bisedime mes drejtorit sportiv Deco dhe përfaqësuesve të De Jong, ani pse kjo është paraparë që të ndodhë gjatë javëve në vazhdim.
Shpresat janë që një marrëveshje do të arrihet para verës, por në rast se nuk ndodhë kjo, do të thotë se Barcelona do ta vendosë holandezin në treg për të evituar largimin e tij falas pas skadimit të kontratës.
Në rast se De Jong është në dispozicion në verë, një kalim në Ligën Premier duket të jetë destinacioni i tij i mundshëm.
Liverpooli ka shprehur interesimin e tyre, por tani TBR Football ka raportuar se edhe Arsenali po e konsideron blerjen e holandezit gjatë verës.
Blaugranasit do të duhet të pranojnë një çmim të përgjysmuar në rast se De Jong shitet në verë dhe kjo do të ishte një goditje e madhe për ta.
Siç qëndrojnë gjërat, duket se De Jong do të qëndrojë, por asgjë nuk është e garantuar deri në momentin e firmosjes së kontratës së re./Telegrafi/