Arsenali është mposhtur me rezultat 2-1 në shtëpi nga Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.
Ekipi i Mikel Artetas shihej favorit absolut për pozitën e katërt në Ligën Premier, por tashmë ka marrë edhe humbjen e dytë radhazi dhe rrezikon seriozisht këtë pozitë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Martin Odegaard (89’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Leandro Trossard (28’) dhe Enock Mwepu (66’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Mwepu, i cili pas golit dhe asistimit u notua me 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për zëvendësuesin e vendasve, Nicolas Pepe që u vlerësua me notë 6.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.6.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/