Një skenë e pazakontë është regjistruar në shtëpinë më të sigurtë në botë – Shtëpinë e Bardhë.
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara shoqëroi një djalë nga lëndina veriore e Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, pasi ai kishte arritur të “përvidhet” përmes gardhit.
Një video tregon një oficer të armatosur, që e mban djalin nëpër lëndinë përpara se t’ia dorëzojë një zyrtari tjetër, transmeton Telegrafi.
Shefi i Komunikimeve të Shërbimit Sekret të SHBA, Anthony Guglielmi tha në një deklaratë në X se oficerët e Shërbimit Sekret vëzhguan djalin i cili u fut mes shufrave të gardhit rreth orës 18:30.
“Oficerët e ribashkuan shpejt fëmijën me prindërit e tyre, pa ndonjë incident”, tha Guglielmi. /Telegrafi/