Site icon Telegrafi

Arrin në 213 numri i të vdekurve në përmbytjet monsune në Indi

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsune në Indinë perëndimore, kanë marrë jetën e 213 personave, tha sot një zyrtar indian.

Numri i të vdekurve në shtetin indian të Gujarat ka arritur në 213 dhe pas tërheqjes së ujit nga fushat e përmbytura, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendet ku trupat kanë filluar të paraqiten në sipërfaqe, raporton AFP.

Exit mobile version