Marash Kumbulla do të largohet nga Roma në javën e ardhshme, pasi ka gjetur një aventurë të re.
Mbrojtësi shqiptar do të largohet në huazim nga Giallorossët, por që mund të bëhet permanent.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Espanyoli ka arritur marrëveshje me Romën për të huazuar Kumbullën.
“Espanyol ka rënë dakord për marrëveshje huazimi për të nënshkruar Marash Kumbulla si qendërmbrojtës i ri nga AS Roma”, raporton gazetari italian.
“Detajet e fundit u finalizuan sot pasi Kumbulla lë Romën me efekt të menjëhershëm”.
🔵🇦🇱 Excl: Espanyol have agreed loan deal to sign Marash Kumbulla as new centre back from AS Roma.
Final detail sorted today as Kumbulla leaves Roma with immediate effect. pic.twitter.com/7OyWsMIYne
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2024
Kumbulla do të ketë shansin të dëshmojë vetën në një kampionat të fortë, duke synuar që të bëjë më të mirën dhe të qëndrojë në La Liga. /Telegrafi/