Site icon Telegrafi

Arrestohet një person nga fshati Poroj, dyshohet për vrasje të ndodhur në vitin 2013

Siç njoftojnë nga policia, gjatë ditë së djeshme në ora 16:30 nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë është arrestuar Sh.Sh nga fshati Poroj.

Sipas policisë, arrestimi ka të bëjë me dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “vrasje” e kryer më 12.10.2013 në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt fshatit Zherovjan.

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës është kontrolluar shtëpia e Sh.Sh.

Kundër personi është parashtruar kallëzim enal, kurse nga gjykata e Tetovës i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve./Telegrafi/

Exit mobile version