Një person është arrestuar pasi në vazhdimësi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 05.02.2024 në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se më datë 15.02.2024 njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/