Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 19:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur)”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/