Një person është arrestuar në Suharekë, si i dyshuar për dhunimin e një të miture.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar pas një pune hetimore.
“Suharekë, nëntor 2022. Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Gjatë intervistës, i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën e mitur.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur më tej nga policia. /Telegrafi/