Zyrtarë të Sektorit të Kontrollit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me urdhër të Prokurorisë kanë arrestuar ndihmëskomandantin e Detashmentit të Xhandarmërisë në Nish.
Arrestimi i V. I. është bërë për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse.
Sipas njoftimit të MPB-së, zyrtarët kanë bastisur banesën dhe zyrën e 42-vjeçarit, ku kanë gjetur 5,400 copë municione të kalibrave të ndryshëm, tetë bomba, një granatë dore dhe një pistoletë me numër serie të fshirë.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa kallëzimi penal do t’i dërgohet Prokurorisë së Nishit. /Telegrafi/