Site icon Telegrafi

Arrestohet ish-futbollisti shqiptar në Britani pasi kapet duke punuar në fermën e kanabisit

Një ish-futbollist profesionist shqiptar u kap duke punuar në një fermë kanabisi në Britaninë e Madhe.

Kur policia bastisi shtëpinë në Swansea, ata zbuluan se e gjithë prona ishte dhënë për prodhimin e kanabisit nën kujdesin e shtetasit shqiptar Elsion Koka, raporton media britanike Walesonline.

Vlera e mundshme e kanabisit të gjetur është rreth 125,000 pound.

Gjykata e Swansea zbuloi se Koka i kishte paguar një bande kriminale një shumë “të konsiderueshme” parash për ta çuar atë në Mbretërinë e Bashkuar – me një pjesë të udhëtimit të kryer në bagazhin e një automjeti – dhe kishte pritur që të gjente punë në industrinë e ndërtimit.

I lindur në Librazhd, Koka ka luajtur me klube si Kevitan, Luzi 2008 dhe Klosi. /Telegrafi/

Exit mobile version