Site icon Telegrafi

Arrestohet i dyshuari në Leposaviq – e incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe videot i publikoi në rrjetet sociale

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në Leposaviq të shtunën.

Sipas policisë dyshohet se viktima grua, shtetase e Serbisë, e cila kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj mashkull, ka qenë pre e një sulmi seksual.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari teksa viktima ishte në gjumë, ka shfrytëzuar momentin për të realizuar disa incizime të cilat më pas i ka shpërndarë në rrjetet sociale pa lejen e saj.

Pas denoncimit, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim. /Telegrafi/

Exit mobile version