Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person dhe nënën e tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:00 në Malishevë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nënën e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj tre persona rrahën doktorin i cili dyshohet për vdekjen e tashmë të ndjerës 35 vjeçare e cila dyshohet se ndërroi jetë pasi mori trajtim mjekësor në ordinancën e tij në Malishevë. /Telegrafi/