Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot të identifikohen dhe rreth orës 10:30, të arrestohen dy persona të dyshuar për tentim vjedhje.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit janë përfshirë në tri raste të vjedhjes.
“Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me së paku tri raste (2 vjedhje dhe një tentim vjedhje), ku dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar: R.J, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.S, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Policia e Kosova ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/