Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold beson se Anfieldi është kthyer sërish në një fortesë për The Reds.
Liverpooli ka qenë në formë mbreslënëse gjatë gjithë sezonit.
Por, stadiumi Anfield është shndërruar në një vend të pashpresë për kundërshtarët.
“Ne kemi treguar se jemi të vështirë për t’u mposhtur, e është vështirë të na shënohet gol. Jo shumë ekipe kanë ardhur këtu dhe kanë arritur që të shënojnë”.
“Ne kemi mbajtur portën të pa prekur, sidomos në shtëpi. Është një gjë për të cilën ndjejmë krenari të madhe”.
“Kjo është baza që duhet të vëmë, më pas të furnizojmë me topa sulmuesit dhe të bëjmë atë që bëjm më së miri, të shënojmë gola”.
“Të gjithë po bëjnë punën e tyre, sulmuesit shënojnë gola dhe mbrojtësit mbajnë portë të pa prekur. Kjo është formula jonë”, u shpreh Arnold.
Liverpooli është në vendin e parë në tabelën e Ligës Premier pa asnjë humbje këtë sezon. /Telegrafi/