Arne Slot zbulon arsyen pse Chiesa nuk u ftua për ndeshjen ndaj West Hamit
30/12/2024
Federico Chiesa mbeti sërish jashtë listës së lojtarëve të ftuar tek Liverpooli, teksa trajneri Arne Slot ka shpjeguar tashmë arsyen pse italiani nuk ishte prezent për duelin ndaj West Hamit. Që prej transferimit të tij në Angli, 27-vjeçari është ballafaquar me një sërë lëndimesh të cilat kanë limituar kontributin e tij.Lënia jashtë e Chiesas për takimin ndaj West Hamit ishte ndeshja e 16-të për të që e ka humbur këtë sezon, pa përfshirë dy ndeshjet në të cilat ai nuk ishte në dispozicion pasi kompletoi transferimin nga Juventusi.Chiesa bëri një rikthim të shpejt në stolin e Liverpoolit në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Leicester Cityt në ‘Boxing Day’, por nuk udhëtoi në Londër.


