Telegrafi

Armando Broja ka kaluar testet mjekësore te Ipswich Town – mbetet vetëm zyrtarizimi

Armando Broja është afër të bëhet lojtar i ri i Ipswich Town, klub që u ngjit në elitën e futbollit anglez këtë vit. 

Sulmuesi shqiptar, në pronësi të Chelseat, ka kaluar sot ekzaminimet mjekësor me ‘The Tractor Boys’, shkruan ‘Sky Sports’.

Lojtari do të arrijë në Ipswich Town në formë huazimi me një opsion blerjeje të detyrueshme nëse klubin vazhdon të jetë pjesë e Ligës Premier.

 

Nëse arrihen pikat e marrëveshjes, atëherë Ipswich Town do të paguajë 35 milionë euro te Chelsea.

Broja duhet të regjistrohet deri të premten në mesditë në mënyrë që të mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e së shtunës ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/