Site icon Telegrafi

Armando Broja bëhet shqiptari i parë që shënon në Ligën Premier, faqja zyrtare e ligës vjen me një postim për sulmuesin

Armando Broja ka shënuar golin e parë me Southamptonin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sulmuesi shqiptar ishte titullar për skuadrën e tij në fitoren ndaj Leeds United me rezultat minimal 1-0.

Me golin ndaj Leedsit, Broja bëhet futbollisti i parë i Kombëtares së Shqipërisë që shënon në elitën e futbollit anglez.

E për realizimin e shqiptarit ka shkruar edhe faqja zyrtare e Ligës Premier në Twitter, duke treguar se goli i Brojës ishte i pari nga një futbollist shqiptar.

“Goli që fitoi ndeshjen për Southampton nga Armando Broja, ishte goli i parë i shënuar nga një futbollist shqiptar në Premier Ligë”, ka shkruar faqja zyrtare e Ligës Premier.

Me golin e Brojës, Southampton arriti fitoren e parë këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Reprezentuesi shqiptar është i huazuar tek kjo skuadër nga Chelsea, derisa paraqitja e tij është vlerësuar lartë edhe nga trajneri i klubit anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version