Autoritetet në Kaliforni thanë se një ari i vetëm ishte përgjegjës për pesë vjedhje në një periudhë dy-orëshe.
Departamenti i Policisë së Sierra Madre konfirmoi se oficerët iu përgjigjën raportimit të një lagjeje verilindore ku një ari kishte hyrë në katër shtëpi dhe një garazh, përcjell Telegrafi.
“Ishte një ari shumë i sjellshëm,” tha njëri nga banorët.
“Sapo hapi frigoriferin, mori pulën time të paketuar”, shtoi ai. /Telegrafi/