Arinjtë “Efe” dhe “Ege”, të cilët janë nën mbrojtje në Konya të Turqisë, nuk mund “të flejnë” për shkak të temperaturave të larta sezonale për shkak të efektit të ngrohjes globale.
Të gjetur të rraskapitur në natyrë si këlyshë dhe të sjellë në Qendrën e Rehabilitimit të Kafshëve të Egra të Komunës Karatay, arinjtë janë pritur në zona të veçanta të krijuara për ta prej 3 vitesh, përcjell Telegrafi.
Aty, krahas komoditetit të tyre, merret parasysh edhe higjiena e ambienteve të tyre të banimit, si dhe plotësohen me një program të veçantë nevojat e përditshme të arinjve vëlla.
Arinjtë i kalojnë muajt e verës në kopsht dhe qëndrojnë në një zonë të mbyllur që i ngjan një shpelle gjatë dimrit.
por arinjtë, të cilët kanë strofulla të veçanta për dimër, “nuk mund të flenë” sepse temperatura e stinës është mbi normale. /Telegrafi/