Përkundër spekulimeve të shumta që sillen rreth personalitetit të tij, ikona e muzikës pop, Michael Jackson, ka qenë dhe vazhdon të jetë frymëzim për shumë këngëtarë.
Një prej tyre duket të jetë Arilena Ara, e cila ka pozuar para yllit të muzikantit të ndjerë në Hollywood dhe fotografinë e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
“Frymëzimi im i përhershëm, MJ”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Ndryshe, Arilena do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, ku do të performojë në natën e dytë të festivalit që do të mbahet më 14 maj.
Këngëtarja e njohur shqiptare do të interpretojë e 18-ta me radhë me këngën “Shaj”. /Telegrafi/