Site icon Telegrafi

Arijanit Hoxha: Lëvizja Besa sot nuk ka identitet, ka veç interes

Arjanit Hoxha sot ka deklaruar se largimi i tij nga Lëvizja Besa është bërë për parime dhe se Fatmir Limani nuk ka qenë arsye e largimit, siç aludohet në qarqe të ndryshme.

“Nuk ka arsye individualiste brenda asaj që unë jam larguar nga Lëvizja Besa… Nuk ka të bëjë as ndonjë inat individual e as ndonjë interes individual apo grupor”, tha Hoxha në “KlanDebat”.

Hoxha shtoi se para largimit është ulur me Bilall Kasamin dhe ka diskutuar e ia ka thënë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me mënyrën e zhvillimit të politikës në parti.

Ai thotë se Lëvizja Besa sot nuk ka identitet por ka vetëm interes.

“Sot, nuk ka identitet përpos interesit dhe ajo është matematika apo përllogaritja e numrave. Unë e kam kundërshtuar këtë… Unë kam qenë kritikuesi më i madh i veprimeve politike të OBRM-PDUKM-së. Nuk kam gabuar asnjëherë në atë vlerësim, pasi që e kam nuhatur nga përvoja politike që kam se veprimtaria politike e OBRM-PDUKM-së nuk është ashtu siç tentojnë. Ata kërkojnë të ndërtojnë një partneritet me partitë e tjera shqiptare, mirëpo këtë partneritet duan ta ndërtojnë vetëm mbi bazën e vasalitetit”,

Exit mobile version