Këngëtarja e famshme, Ariana Grande, ka pranuar se në të kaluarën ka përdorur fillerë dhe botoks.
Amerikania i ka bërë këto komente në një video emocionuese për Vogue, në të cilën konfirmoi gjithashtu se i kishte ndërprerë trajtimet kozmetike në vitin 2018.
Teksa xhironte një video duke bërë makijazhin, ajo pranoi se kishte pasur mbushje në buzë kur ishte më e re.
“Kisha mbushje në buzët e mia disa vite më parë dhe bëra botoks. E ndalova në vitin 2018, sepse e ndjeva se ishte e tepërt. Ndjeva sikur fshihesha pas tyre”, është shprehur këngëtarja.
Derisa e thoshte këtë, Ariana mezi i mbajti lotët duke pranuar se nuk priste të emocionohej në videon ku demonstroi grimin e saj të frymëzuar nga vitet e gjashtëdhjeta.
Megjithatë, Grande ka thënë se edhe pse e konsideron plakje shumë të bukur, nuk do ta kishte problem t’u nënshtrohej procedurave të tjera në të ardhmen. /Telegrafi/