Site icon Telegrafi

Ardon Jashari pjesë e formacionit të javës në Ligën e Kampionëve

UEFA ka publikuar formacionin e javës për fazën e play-off-it në Ligën e Kampionëve, ku pjesë e tij është Ardon Jashari.

Natyrisht se Kylian Mbappe nuk kishte se si të mungonte, pasi realizoi het-trik për Real Madridin kundër Manchester Cityt.

Mbappe, i cili u transferua te Real Madridi gjatë verës së 2024 pas një karriere të shkëlqyer te Paris Saint-Germain, po vazhdon të tregojë formë spektakolare me klubin spanjoll.

Në përbërjen zyrtare të kësaj jave, Mbappe shoqërohet në sulm nga Lang i PSV-së dhe Talbi i Club Brugges.

Në mesfushë përkrah Ardon Jasharit, janë edhe Vitinha i PSG-së dhe Kokçu i Benficas.

Në mbrojtje janë Federico Valverde, Nuno Mendes, Hancko dhe Flamingo, dhe në portë është Kasper Schmeichel. /Telegrafi/

Exit mobile version