Site icon Telegrafi

Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Empoli ka luajtur sot (e shtunë) baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Juventusit në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit italian.

‘Zonja e Vjetër’ nuk arriti që të shënojë gol në këtë takim kjo falë paraqitjes fantastike të mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli.

Ismajli ishte i disponuar për lojë duke fituar pothuajse të gjitha duelet me sulmuesit e Juventusit dhe duke ia pamundësuar atyre që të shënojnë.

Për paraqitjen e tij në këtë takim, reprezentuesi shqiptar u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascore që ishte njëherësh më e larta pas Federico Gattit të Juventusit (7.9).

 

Ismajli pati plotë nëntë spastrime të topit nga zona, dy goditje të bllokuara, një ndërprerje të aksionit dhe një ndërhyrje.

Në total 27-vjeçari kompletoi 35 pasime në këtë dakim me një saktësi tejet të lartë prej 90 për qind, derisa kompletoi edhe dy pasime të gjata.

Kujtojmë se Ismajli ka qenë i ftuar tek kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ku në takimin ndaj ukrainasve kishte arritur që të shënonte gol./Telegrafi/

Exit mobile version