Site icon Telegrafi

Ardhja e Lionel Messit në Barcelonë, momenti që ndryshoi historinë e klubit katalunas

Të kthehesh në shtator të vitit 2000, kur një djalë i ri i mbushur me shpresat dhe ëndrrat zbarkoi në Barcelonë i shoqëruar nga babai i tij Jorge Messi.

Në atë kohë, askush nuk do të kishte menduar ndonjëherë se do të përfundonte duke u bërë futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Megjithatë, nuk ishte një shëtitje e lehtë në park për lojtarin argjentinas, pasi ai ishte afër paketimit të valigjeve të tij për t’u kthyer në Rosario.

Barcelona hezitoi shumë, kur djali i ri priste i mbyllur në një hotel dhe klubi nuk guxoi fillimisht ta merrte.

Ishin Josep Minguella dhe Carles Rexach, që tani tregojnë pecetë e famshme ku u vulos kontratën e parë e Messit si lojtar i Barcelonës.

Virtyti i madh i Messit është se ai kurrë nuk ka ndaluar të besojë dhe të rritet si futbollist.

Ai ishte ambicioz me një qëndrim të mirë dhe i mposhti të gjithë me një ritëm të furishëm.

Pavarësisht se ishte në nivel të lartë, ai gjithnjë luante kundër lojtarëve më të vjetër në kategoritë e fëmijëve, por askush nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë.

Ai ishte pjesë e një ekipi kadetësh, që doli të jetë historik dhe udhëhiqej nga Tito Vilanova, i cili gjithashtu kishte në skuadër si Cesc Fabregas dhe Gerard Pique.

Më pas ishte Frank Rijkaard, ai i cili ishte përgjegjës dhe që i dha mundësi yllit 17-vjeçar për të luajtur në ekipin e parë.

Ai udhëtoi për herë të parë me Ronaldinhon, Deco dhe Samuel Etoo për një ndeshje me Porton dhe fytyra e tij e lumturisë në aeroportin O Dragao ishte jashtëzakonshme.

Ëndrra po merrte formë, pasi i sapoardhuri filloi të fitonte një terren në dhomën e zhveshjes.

Messi shpejt filloi të grumbullojë të gjitha titujt në dispozicion, si kolektivisht ashtu edhe individual.

Ai fitoi gjithçka me Barcelonën; megjithatë, Kupa e Botës mbetet titulli i vetëm që ende nuk është marr. Në sytë e shumicës, ai është lojtari më i mirë i dekadës së fundit dhe ndoshta i historisë.

Kapaciteti i tij për përmirësim nuk ka kufizime, pasi çdo sezon ai ka bërë një hap përpara.

Edhe këtë sezon si kapiten ai po tregon që është në nivel, duke shpikur gjëra të mëdha.

Ardhja e Messit e ka dërguar Barcelonën në mesin e klubeve më të mëdha në botë. Një histori që ndryshoi me ardhjen e tij dhe vazhdon të rritet. /Telegrafi/

Exit mobile version