Talenti turk, Arda Guler u prezantua te Real Madridi pak ditë më parë pasi nënshkroi një kontratë për gjashtë vite në një transferim prej 20 milionë eurosh, me 10 milionë euro bonuse në varësi të performancës së lojtarit.
Ish-sulmuesi i Fenerbahces iu bashkua menjëherë përgatitjeve të Realit dhe sipas mediave spanjolle u përshtat shkëlqyeshëm te ekipi i ri.
Aftësitë teknike të Gulerit janë të jashtëzakonshme, siç e ka treguar edhe në një nga seancat stërvitore të djeshme.
Reprezentuesi turk ka gëzuar tifozët e Realit me një miniaturë fantastike, e cila e bëri virale mjeshtërinë e tij në driblim duke ‘shkatërruar’ bashkëlojtarin e tij, Federico Valverde.
? Güler…pic.twitter.com/NxSJeYLWcM
— madridistaReal (@RMadridistaReal) July 15, 2023
Guler u rrit në Genclerbirligi dhe mbërriti te Fener në vitin 2019 në moshën 14-vjeçare. Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë dy vjet më vonë, dhe që atëherë ai ka bërë 35 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola.
Ai debutoi me kombëtaren turke në nëntorin e kaluar në një ndeshje miqësore kundër Çekisë në moshën 17-vjeçare dhe në qershor të këtij viti shënoi golin e parë kundër Uellsit, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Kombëtares së Turqisë në moshën 18 vjeç e 114 ditë. /Telegrafi/