Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, njihet për bukurinë e saj natyrale dhe linjat tejet tërheqëse.
Modelja që tashmë është nënë e një vajze, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet e saj sociale.
Gjithmonë duke sjellë imazhe fantastike, Arbenita sërish mahnit të gjithë fanstat dhe ndekësit e saj me disa fotografi të mrekullueshme të cilat i postoi në Instagram.
Bukuroshja që tashmë e një kohë modelon për markën “Oh Polly” është shfaqur me një kostum dypjesësh shumë elegant dhe joshës njëkohësisht.
Të dy pjesët e kësaj veshjeje janë krejtësisht të ngjashme nga materiali, ndërsa fundi është i i bashkuar me lidhëse anash, një detaj që e bën këtë dukje edhe më atraktive.
Ajo përfundoi të gjithë dukjen me një palë këpucë të zeza me taka, ndërsa flokët i kishte të lëshuara drejt mbi shpinë.
Arbenita shkoi me një grim më natyral, gjë që e bën shpesh, pasi bukuroshja në këtë mënyrë shfaq më së miri tiparet e mrekullueshme të fytyrës së saj. /Telegrafi/