Bukuroshja Arbenita Ismajli nuk e priti e vetme Ditën e të Dashuruarve.
Modelja e njohur e ka bërë të ditur këtë përmes postimeve në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga festa e saj në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në mesin e spekulimeve për një lidhje të re – që u zbulua pa dashje nga ish-burri dhe ish-reperi Fero – Arbenita duket se ka zgjedhur të shijojë mbrëmjen në një nga qytetet më luksoze të botës.
Megjithatë, këtë herë, jo vetëm vendndodhja dhe darka pranë ndërtesave mahnitëse të Dubait kanë tërhequr vëmendjen, por edhe zgjedhja e saj e modës.
Arbenita ka publikuar një fustan elegant që ka rrëmbyer sytë e ndjekësve, të cilëve u ka zbuluar edhe markën, por jo çmimin e tij. Megjithatë, është zbuluar se vlera e këtij fustani arrin në plot 3,200 euro.
Ajo ka duket se ka gjetur më në fund qetësinë pas një konflikti të gjatë gjyqësor dhe publik me reperin gjilanas, për kujdestarinë e vajzës së tyre. /Telegrafi/