Site icon Telegrafi

Arben Hajrullahu zgjidhet rektor i ri i UP-së

Me gjashtë vota për, anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës e kanë zgjedhur kandidatin Arben Hajrulluahu për rektor të ri të UP-së.

Hajrullahu do të ketë mandatin e rektorit prej vitit 2024 deri më 2028.

Kandidatët tjerë për rektor të UP-së ishin edhe Eda Vula dhe Lidvana Pallaska Spahiu, të cilat nuk morën asnjë votë, kurse Isak Shabani mori tri vota.

Këshilli Drejtues përbëhet nga nëntë anëtarë, shtatë prej tyre burra dhe dy gra: Altin Sahiti (kryetar), Arbëresha Nela- Turjaka (zëvendëskryesuese e KD-së) dhe anëtarët – Azem Hajdari, Arian Krasniqi, Naser Kabashi, Hajrullah Koliqi, Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi dhe Arta Shehu Zaimi, raporton Kallxo.com.

Prej këtyre anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, në komision zgjedhor të konkursit për rektor u zgjodhën: Arbëresha Nela- Turjaka – kryesuese e komisionit, Arian Krasniqi dhe Azem Hajdari – anëtarë.

Për dallim nga intervistimi dhe votimi i katër kandidatëve burra për rektor të UP-së në konkursin e datës 07.05.2024, intervistimi dhe votimi i kandidatëve të konkursit të rishpallur është përcjellur edhe nga Burim Gashi, drejtor i Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit.

Exit mobile version