Arben Gashi i LDK-së kërkon shkarkimin e të gjithë ministrave serbë
04/01/2017
Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar që të gjithë ministrat e komunitetit serb që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të shkarkohen.
Këto komente Gashi i bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se edhe deputetët që nuk e njohin shtetin e Kosovës duhet ta humbin mandatin.
Postimi i plotë:“Te gjithë ministrat e qeverisë së Kosovës nga radhet e komunitetit Serb, të cilët kanë deklaruar që e njohin për kryeminister kryeministrin e Serbisë, duhet të shkarkohen. Gjithashtu, deputet e Kuvendit që nuk e njohin shtetin e Kosovës, duhet ta humbin mandatin. kjo sjellje përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe për pasojë, ky grup individësh nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”(sic.)./Telegrafi/


