Sipas një raporti të ri nga Digitimes, gjenerata e dytë e orës së mençur Apple Watch do të përmbajë një teknologji të ekranit e cila e bën pajisjen më të hollë se versioni original.
Për më shumë, kjo teknologji pritet të lejojë hapësië më të madhe për një bateri me më shumë kapacitet.
Apple Watch 2 do të përdor One Glass Solution në ekran për dallim nga paraardhësi i saj që ka përdorur teknologjinë e ekranit të quajtur Glass on Glass.
Ekrani i pajisjes ekzistuese Apple Watch përbëhet nga dy pjesë xhami ndërkohë që pajisja e ardhshme do të përdor vetëm një xham.
Sipas SlashGear, kjo teknologji do të ofrojë më shumë hapësirë në ndërkohë që do të bëjë që Apple Watch 2 të peshojë më pak se paraardhësi i saj.