Shitjet botërore të iPhone të Apple në Q1 kanë qenë më të ulëta sesa pritej, kryesisht për shkak të rritjeve më të larta të çmimeve, duke e renditur atë në pozitën e tretë në tregun global të telefonave – pas Samsung dhe Huawei.
Sipas TrendForce, volumi global i prodhimit të telefonëve për qerekun e parë të 2019 arriti në 311 milionë njësi, duke shënuar rënie vjetore prej 9%.
Kështu, vëllimi i prodhimit global të telefonave në 2019 parashikohet të mos regjistrojë një ndryshim të rëndësishëm prej vitit 2018. TrendForce parashikon më tej se vëllimi i prodhimit global në 2019 do të kompletohet me 3.7% nga viti 2018 në rreth 1.4 miliardë njësi.
TrendForce vlerëson se iPhone marrin një pjesë të tregut prej 40% në tregun amerikan, por shumica e bazave të prodhimit janë të vendosura në Kinë, me vetëm disa nga produkteve të prodhuara në Indi. /Telegrafi/