Apple po zhvillon mjete të Inteligjencës Artificiale për ta sfiduar kompanitë sikurse OpenAI dhe Google, sipas një raporti të ri nga Mark Gurman i Bloomberg.
Gjiganti i teknologjisë ka krijuar një chatbot që disa inxhinierë nga brenda po i referohen si “Apple GPT”, transmeton Telegrafi.
Apple ende nuk e ka përcaktuar një strategji për lansimin e kësaj teknologjie për konsumatorët, por thuhet se po synon të bëjë vitin e ardhshëm një njoftim të rëndësishëm lidhur me AI-n.
Sipas këtij raporti, Apple ka ndërtuar kornizën e vet, të quajtur “Ajax” për të krijuar modele të mëdha gjuhësore me Inteligjencë Artificiale sikurse ChatGPT ose Bard.
Ajax funksionon me Google Cloud dhe është i ndërtuar me Google JAX. /Telegrafi/