Gjiganti i teknologjisë Apple ka akuzuar qeverinë amerikane për shpifje dhe akuza të pa pabaza në lidhje me mosmarrëveshjet për akcesin që FBI kërkon në telefonin Iphone. Reagimi vjen pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë kërkoi rinovimin e kërkesës, me qëllim hetimin e autorit të ngjarjes në Benardino Rizwan Farook.
Apple ka apeluar vendimin e gjykatës për zhbllokimin e të dhënave në iPhone, teksa departamenti i drejtësisë thotë se Apple ka ndihmuar qeverinë e Kinës për të hyrë në më shumë se 4 mijë iPhone, duke shtuar se argumentet e kompanisë janë një retorikë e gënjeshtërt.
Përplasjet mes qeverisë dhe korporatës së njohur nisën muajin e shkuar kur FBI nëpërmjet një urdhri të lëshuar nga gjykata i kërkoi Apple të krijonte një software të ri në mënyrë që të bëhej i mundur zhbllokimi i kodeve dhe byroja federale të kishte akces në iPhone-n e Rizwan Faruk, transmeton kp.
Apple e kundërshtoi këtë urdhër duke theksuar se një program i tillë mund të sillte abuzimin e qeverisë , por edhe mund të shfrytëzohej nga kriminelët më 2 dhjetor Rizwan Faruk dhe bashkëshortja e tij Tashfeen Malik të frymëzuar nga portalet ekstremiste islamike qëlluan për vdekje 14 persona, përpara se të vriteshin nga p olicia, byroja federale kërkon të ketë akces në telefonin e Faruk me qëllim zbulimin e lidhjeve të tij me militantët ekstremistë.